LAJMI I FUNDIT:

Bosi i bankës franceze jep dorëheqjen

Bosi i bankës franceze jep dorëheqjen

Drejtori dhe dy shefa të lartë ekzekutivë të një prej bankave kryesore në Francë, Caisse d'Epargne, kanë dhënë dorëheqjen pas një humbje të madhe që ka lidhje me krizën financiare.

Drejtori, Charles Milhaud, tha se humbja prej 800 milionë dollarësh ndodhi më herët këtë vit, ndërsa aksionet në bursa ranë në gjithë botën.

Pozita e vështirë për bankat franceze shtohet dhe më tepër nga fakti se qeveria franceze i ka thënë bankave të jenë të kujdesshme me paratë e klientëve të tyre.

Ndërkohë në Holandë, qeveria do të marrë nën pronësi një pjesë të bankës më të madhe të vendit, ING.


Si qeveria franceze, ashtu dhe ajo holandeze i ofrojnë klientëve sasi të madhe mbrojtjeje.

Dhe ndërsa banka të profilit të lartë vazhdojnë të kenë probleme në atë që duket tashmë diçka e zakonshme, nuk ka dyshim se investitorët, bankierët dhe klientët e tyre do të mbeten të shqetësuar dhe me frikë edhe për pak kohë. /BBC/