Bayern Munchen po përgatitet të futet në ring pa dorëza këtë fundjavë. Ata kanë rënë viktimë e virusit FIFA, pasi Robert Lewandowski është kthyer nga ndeshjet ndërkombëtare me një lëndim që do ta mbajë atë larg për një muaj.
Lewandowski humbi ndeshjen e Polonisë kundër Anglisë pasi kishte pësuar lëndim në fitoren e tyre 3-0 ndaj Andorrës, në të cilën ai shënoi dy herë për të arritur 66 gola ndërkombëtarë dhe u bë golashënuesi i shtatë më i mirë i Evropës.
“Sigurisht që është një pengesë”, ka thënë Thomas Muller në Instagram. “Të tjerët do të luajnë, siç ka ndodhur në raste të tjera, por nuk është e lehtë të gjesh një zëvendësues që do të shënojë sa më shumë gola”.
“Ai ka dhimbje në gju”, ka deklaruar trajneri i Polonisë, Paulo Sousa, ndërsa Bayern që atëherë ka konfirmuar se ai ka pësuar një tendosje të ligamenteve në gjurin e tij të djathtë.
Lewandowski do të duhet të humbasë ndeshjen e parë dhe të dytë të skuadrës së tij në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, si dhe ndeshjet e Bundesligës kundër RB Leipzig, Union Berlin, Wolfsburg, Bayer Leverkusen dhe Mainz. Nëse Bayern kalonn tutje, ai mund të kthehet në kohë për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.
Leon Goretzka pranoi se golat e Nr.9 “e bëjnë më të lehtë” për Bayernin dhe ai ka 42 gola në 36 ndeshje deri më tani këtë sezon. 35 nga ato kanë ardhur në 25 paraqitje në Bundesligë dhe polaku po udhëheq garën për Këpucën e Artë.
Para lëndimit të tij, sulmuesi kishte synimet për të kapërcyer shënimin prej 40 golash në këtë edicion.
“Do të thoshte shumë”, tha Lewandowski për Bild, ndërsa Muller shpjegoi se ai e di sa i rëndësishëm është për ekipin.
Lewandowski ka shënuar 22 gola në 18 paraqitje për klubin gjerman në vitin 2021, dhe ai ka 288 në 325 paraqitje që nga arritja në klub, një statistikë mbresëlënëse 31.2 për qind e të gjitha golave të Bayern që nga ajo kohë.
Këtë sezon, ai ka shënuar 36.5 për qind të golave të tyre, duke shënuar mesatarisht 1.16 gola për ndeshje. Ndërsa kjo shifër është 28.1 për qind në Ligën e Kampionëve që nga viti 2014.
Lewandowski ka 73 gola në këtë garë tani, duke kaluar 71 golat e Raul Gonzalez dhe duke ndjekur vetëm Cristiano Ronaldon me 134 dhe Lionel Messin me 120 sosh.
Serge Gnabry ose Eric Maxim Choupo-Moting do të zëvendësojnë polakun, por varet nëse do të mund të mbulojnë boshllëkun e lënë nga ky i fundit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania