LAJMI I FUNDIT:

Borxhlinjve të ujit, ngrohjes e bërllokut u bllokohen xhirollogaritë (Video)

Borxhlinjve të ujit, ngrohjes e bërllokut u bllokohen xhirollogaritë (Video)

Miliona euro borxhe i kanë qytetarët për ujë, ngrohje, pastrim dhe shërbime tjera publike, siç është rryma.

Derisa lëndët e dërguara në gjykatë kanë ngecur me vite të tëra, tani me përmbaruesit privatë paratë borxh merren shumë lehtë.

Ujësjellësi tashmë ka kontraktuar disa përmbarues në Prishtinë që t’i marrin 50 milionë euro borxh nga qytetarët që i kanë për fatura uji. Tashmë ka tërhequr 45 mijë euro, raporton emisioni 038 i KTV-së.


Edhe ngrohtorja “Termokos” dhe kompania “Pastrimi” kështu do t’i marrin nga 18 milionë euro që qytetarët nuk ia kanë paguar kurrë.

Përmbaruesit privatë kanë të drejtë që të tërheqin para nga xhirollogaritë e atyre në emër të të cilëve është fatura. Ndërsa, çdo muaj do t’u ndalen nga 50 për qind e pagës.

Përmbaruesja e parë private në Kosovë, Emine Sherifi Lubeniqi, ka thënë se nëse në xhirollogari nuk ka mjete, atëherë qytetarëve mund t’u konfiskohet pasuria, transmeton Koha.net.

E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga përmbarimi është lidhja e kontratave mes qytetarëve borxhlinj dhe kompanive që borxhi të paguhet me këste. Ndryshe, tek përmbaruesi, përveç parave borxh, paguhet edhe një pjesë e shërbimit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori