LAJMI I FUNDIT:

Borxhi kombëtar i SHBA-së rreth 20 trilionë dollarë

Borxhi kombëtar i SHBA-së rreth 20 trilionë dollarë

Borxhi kombëtar bruto i kombinuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me përjashtim të borxhit të sektorit privat, ka arritur në 19,9 trilionë dollarë në fund të muajit nëntor 2016, përkundër 18,5 trilionë dollarë që është niveli i të ardhurave kombëtare.


Japonia zotëron bono thesari dhe obligacione të SHBA-së me vlerë 1 trilion e 132 miliardë dollarë, ndërkohë që ato në duart e Kinës shkojnë në 1 trilion e 116 miliardë dollarë.

Kurse në rezervat e Turqisë gjenden bono thesari dhe obligacione të SHBA-së me vlerë 58,3 miliardë dollarë.

Nga ky portofol, 23,6 miliardë dollarë janë asete e detyrime amerikane afatgjata dhe 34,7 miliardë dollarë asete e detyrime amerikane afatshkurtra.

Edhe pse bëhet fjalë për një rënie prej 3,6 miliardë dollarësh në krahasim me nivelin e tetorit 2015, Turqia zë vendin e 23-të në listën e vendeve, ndaj të cilave SHBA-ja është borxhli.  /Telegrafi/