LAJMI I FUNDIT:

Borisov: Tashmë ndjehet rezultati pozitiv në marrëdhëniet tona pas marrëveshjes

Borisov: Tashmë ndjehet rezultati pozitiv në marrëdhëniet tona pas marrëveshjes

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Boyko Borisov, në takimin që e pati me kolegun e tij Zoran Zaev tha se “vetëm pas një viti që kur nënshkruam marrëveshjen për miqësi, bashkëpunim dhe fqinjësi, ndihet rezultati pozitiv në marrëdhëniet tona”.

Duke u thirrur nga shërbimi për shtyp të Qeverisë së Bullgarisë, Agjencia Gazetareske Bullgare BTA transmeton se Borisov ka shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e ri që, sipas atij, ka ringjallur marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas tij, tashmë shihen efektet pozitive në marrëdhëniet e shkëmbimeve tregtare dhe turizmit mes dy shteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në takim, gjithashtu, është biseduar për bashkëpunimin e kontrolleve kufitare mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, si dhe për përmirësimin e punës së tyre dhe hapjen e të rejave.

Të dy Kryeministrat morën pjesë në festën e 115 vjetorit të kryengritjes së Ilindenit para bustit të Goce Dellçevit në sheshin “Maqedoni” në Bllagoevgrad. Kjo është festa e dytë e përbashkët, pas nënshkrimi të marrëveshjes për miqësi, bashkëpunim dhe fqinjësi mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë para një viti.

Në festë merr pjesë edhe Ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski, ndërsa nga ana e Bullgarisë, Ministri i Mbrojtje Krasimir Karakaçanov dhe Kryetari i Komunës së Bllagoevgradit Atanas Kabitov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori