LAJMI I FUNDIT:

Bordi i KEK publikon konfliktin me ministren Justina Pula

Bordi i KEK publikon konfliktin me ministren Justina Pula

Bordi i KEK-ut, përmes një komunikate për media ka kërkuar nga Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka- Pula që në kohën sa më të shkurtër të mundshme të zhvillojë një takim me bordin në lidhje me disa vendime për të cilat bordi po njoftohet përmes medieve, siç janë vendimi i qeverisë për ristrukturimin e KEK-ut dhe krijimin e një zyreje brenda KEK-ut.

Ky njoftim vjen pas informacioneve që kanë qarkulluar prej disa kohë sh pë r mardhënje të kqija në mes të bordit të KEK-ut dhe MEM-it.

“ Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a., shqyrtoi disa pika që ishin në plan, si dhe diskutoi rreth situatës aktuale në KEK, gjendjen energjetike dhe rredh venqimit të Qeverisë së Kosovës për ristrukturimin e KEK-ut. Bordi u shpreh shumë i shqetësuar për rënien e vazhdueshme të blloqeve”,thuhet në komunikatë .

Me këtë rast po sipas komunikates bordi i tërhoqi vërjetjen ushtruesit të detyrës së Drejtorit Menaxhues të KEK, z. Arben Gjukaj për mosmarrjen e masave ndaj këtyre rënjieve të paplanifikuara të blloqeve.


"Bordi kërkon nga u.d. i Drejtorit Menaxhues që të ndërmarrë masa të rrepta, duke e marrë parasysh përkrahjen e madhe që ka menaxhmenti nga Qeveria e Kosovës dhe Bordi i KEK-ut për stabilizimin e energjisë elektrike"

Nderkaq Bordi i KEK-ut u shpreh i kënaqur me gjendjen financiare momentale në krahasim me gjendjen e mëhershme, siç është rënia e obligimeve të korporatës nga 24 milionë euro në 12 milionë euro, si dhe uljen e overdraftit në xhirollogarinë e KEK-ut. Bordi gjithashtu u shpreh i kënaqur edhe me uljen e kohës së shlyerjes së detyrimeve ndaj kreditorëve nga 60-90 ditë sa ishte më herët, në 30-45 ditë.

Bordi po ashtu ka kerkuar nga menaxhmenti i KEK-ut që të zbatohet vendimi i Qeverisë për lirimin e objektit të Toskanës brenda këtij viti.

"Bordi i KEK-ut është shprehur i kënaqur lidhur me rritjen e madhe të inkasimit në krahasim me vitet e kaluara dhe e inkurajon menaxhmentin që të vazhdojë me këtë trend të rritjes së inkasimit të borxheve dhe vazhdimit të shkyçjeve, duke llogaritur në përkrahje të bordit dhe Qeverisë së Kosovës",perfundon komunikata./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori