LAJMI I FUNDIT:

BMW, me katër kandidatë për veturën e vitit

BMW, me katër kandidatë për  veturën e vitit

“Car of the Year Award 2015” tashmë ka 31 kandidatët që pritet të hyjnë në garë për automjetin më të mirë të vitit. Kësaj gare i prin BMW me katër konkurrues BMW 2-Series Coupe, BMW i8, BMW X4 Sport Activity Coupe dhe 2 Series Active Toure, e cila pas prezantimit të saj u përball me shumë kritika nga gazetarët.

Me nga tre kandidatë janë Mercedes-Benz dhe Nissan, me modelet e tyre C-Class, GLA-Class, S-Class dhe Pulsar, Qashqai, X-Trail.

Pastaj vijnë prodhuesit me nga dy kandidatë, si Citroen (me C1 dhe C4 Cactus), Ford (me EcoSport dhe Mondeo), Lexus (me NX dhe RC) dhe Smart (me ForTwo dhe ForFour).


Këto ndiqen nga prodhuesit me nga një kandidat të vetëm (Fiat 500x, Hyundai i20, Infiniti Q50, Jeep Renegade, Kia Soul, Opel Corsa, Peugeot 108, Porsche Macan, Renault Twingo, Skoda Fabia, Subaru WRX SHTI, Suzuki Celerio, Toyota Aigo dhe Volkswagen Passat ).

Me 15 dhjetor kjo listë do të reduktohet në 12 garues dhe fituesi do të shpallet me 2 mars në ‘Geneva Motor Show’.