BMW ia ka dalë që ta mbajë titullin e brendit më të popullarizuar të automjeteve luksoze në botë për vitin 2014, me shitje prej 1.811.719 makinash, një rritje prej 9.5 për qind në krahasim me vitin paraprak.
‘Seria 3’ ishte brendi më i shitur, të cilin blerësit nga mbarë bota kanë porositur 476.792 njësi.
BMW është shpallur edhe brendi më luksoz i makinave në SHBA, ku ka shitur 339.738 ekzemplarë. Mirëpo, tregu më i madh i BMW-së ka qenë Kina, megjithëse nuk janë publikuar shifrat e shitjeve atje.
Audi zuri vendin e dytë me 1.741.100 ekzemplarë të shitur në mbarë botën në vitin që shkoi, një rritje prej 10.5 për qind në krahasim me vitin 2013. Sikurse edhe në rastin e BMW-së, tregu më i madh i Audi ka qenë Kina.
Ndërsa në vendin e tretë pozicionohet Mercedes-Benz, kompani e cila ka shitur 1.650.010 makina më 2014, një rritje prej 12.9 për qind në krahasim me një vit më parë. Për dallim nga BMW dhe Audi, tregu kryesor i këtij brendi mbetet SHBA-ja.
Modelet më të shitura të Benz-it kanë qenë CLA-Class dhe GLA, por edhe modeli i fundit S-Class, i cili arriti të shitej në mbi 100 mijë ekzemplarë në vitin e parë të futjes në treg. /Koha/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFrena revolucionare të veturave - nuk ka më hidraulikë dhe vajra
Si e shpëtuan punëtorët italianë Volkswagen-in?
Pse kaq pak njerëz po blejnë vetura elektrike?
Për çfarë shërbejnë linjat në xhamin e pasmë të veturës?
Një tjetër SUV premium, ky është Smart më i madh deri tani
Ky është detaji i parë i Audi Q5 të ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh