LAJMI I FUNDIT:

Blunt: Serbët kosovarë s’kanë arsye për frikë

Blunt: Serbët kosovarë s’kanë arsye për frikë

Serbët e Kosovës nuk kanë arsye për frikë nga shpërthimi i dhunës para 10 dhjetorit, ka thënë për Tanjugun, shefi i Zyrës britanike në Prishtinë, David Blunt. Ai ka thënë se nuk ka arsye për frikë dhe se askush nuk duhet të dyshojë në vendosmërinë e bashkësisë ndërkombëtare për ruajtjen e qetësisë në Kosovë.

“Mbrëmë kam pasur takim me komisarin e policisë dhe takohem rregullisht me komandantin e KFOR-it, dhe që të dy janë të bindur se do ta ruajnë qetësinë”, ka thënë Blunt.

Më tej, Blunt ka shtuar se, është i bindur plotësisht që, në rast se do të ketë provokime ndaj sigurisë “njerëzit që janë përgjegjës për ruajtjen e qetësisë, do të reagojnë në mënyrë shumë të vendosur”.

Duke e përshkruar situatën në Kosovë si “të qetë por të tensionuar”, Blunt ka thënë se, në ditët në vijim, do të pasojë seria e takimeve të nivelit më të lartë “e cila do ta trasojë rrugën për proceset e ardhshme dhe zhvillimet në Kosovë”.


“Treshja e Grupit të Kontaktit do t’i paraqes sot raportin e saj për bisedimet, Prishtinë Beograd, Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-Moon, e po sot përfundon takimi i ministrave të NATO-s”, ka rikujtuar Blunt.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori