LAJMI I FUNDIT:

Bllokada në arkat fiskale solli telashe për bizneset e për qytetarët

Bllokada në arkat fiskale solli telashe për bizneset e për qytetarët

Gati një muaj pas hyrjes në fuqi të një udhëzimi të ri administrativ, është zhbllokuar procesi i kontrollimit të arkave fiskale.

Zyrtarë të ATK-së dhe ata të shoqatës së operatorëve të pajisjeve elektronike fiskale kanë akuzuar njëri-tjetrin për bllokadën e shkaktuar. Kjo bllokadë shkaktoi probleme të mëdha jo vetëm për disa biznese, por edhe për qytetarët.

Një numër i madh i bizneseve kanë nisur dërgimin e pajisjeve të tyre elektronike fiskale për kontroll te kompanitë e licencuara menjëherë pas zgjidhjes së bllokadës së kontrollit të tyre, si pasojë e udhëzimit të ri administrativ i nxjerrë nga Ministria e Financave në muajin mars, raporton KTV.


Një bllokadë e tillë kishte sjellë probleme të mëdha për një numër biznesesh, të cilat edhe kanë bërë ankesa në Administratën Tatimore.

Zyrtarë të kësaj të fundit kanë thënë se askush nuk do të pësojë nga kjo vonesë.

Sipas tyre, dhënia e paragonit qytetarëve, në vend të kuponit fiskal, lejohet edhe me ligjet në fuqi.

Ai ka thënë se vonesa është bërë edhe për shkak se operatorëve të licencuar u ka konvenuar të kenë një kohë shtesë për të qenë gati në fillimin e kontrollit të pajisjeve elektronike fiskale.

Mirëpo, një deklaratë të tillë e kanë hedhur poshtë zyrtarë të shoqatës së operatorëve të pajisjeve elektronike fiskale.

Sipas tyre, kanë qenë këshilltarët ligjorë të kompanive ata që kanë kërkuar sqarime shtesë nga ATK-ja për udhëzimin e nxjerrë, takim i cili ka ndodhur pas disa herë kërkesave të bëra.

Me Udhëzimin Administrativ 01/2015 parashihet t’u hapet mundësia edhe kompanive të tjera që duan të futen në tregun e shitjes së pajisjeve elektronike fiskale.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori