LAJMI I FUNDIT:

Blerta Ahmetxhekaj e do Superkupën e hendbollit në koleksionin e Istogut

Blerta Ahmetxhekaj e do Superkupën e hendbollit në koleksionin e Istogut
(Foto: kosovahandball.info)

Portierja e Istogut dhe Kosovës, Blerta Ahmetxhekaj, e vlerëson faktin që hendbollit kosovar i është shtuar edhe një garë. Ajo beson fuqishëm që trofeu i Superkupës do të zë vend në koleksionin e Istogut.

Istogu luan me Ferizajn për Superkupën e Kosovës. Ndeshja do të luhet të enjten prej orës 18:00 në palestrën e qytetit në Istog.

Kjo skuadër vjet fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës. Tani e synon trofeun e parë për edicionin 2022/2023.


Superkupë festive e hendbollit në Istog
Lexo po ashtu Superkupë festive e hendbollit në Istog

“Superkupa e Kosovës është trofe i ri të cilin synojmë që nesër ta shtojmë në koleksionin e Istogut. Kemi zhvilluar fazë të mirë përgatitore. Po koordinohemi shumë mirë dhe kemi ekip bashkëpunues. Jam e lumtur që Superkupa mbahet në shtëpinë tonë, në palestrën e Istogut”.

“Shikuesve ju premtojmë se do të shohin një ndeshje të mirë hendbolli dhe se do të japim më të mirën. Prandaj nesër i mirëpresim të gjithë në Istog. Shpresoj që do të ketë shumë shikues”, ka thënë Blerta Ahmetxhekaj.

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori