LAJMI I FUNDIT:

Bleni prodhime vendore 30 % më lirë

Bleni prodhime vendore 30 %  më lirë

Konsumatorët kosovarë do të kenë mundësi gjatë javëve të biznesit, deri më 21 të këtij muaji, të njihen me prodhimet kosovare, ti shijojnë ato dhe ti blejnë 30 për qind më lire se zakonisht. Kjo ofertë vlen për tre javë”, tha Agim Shahini,kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit.

Aleanca Kosovare e Biznesit do të startojë sot së bashku me prodhuesit e vendit “Javën e biznesit kosovar”, me qëllim informimin e konsumatorëve për produktet vendore, të cilat sipas kësaj organizata janë mjaft cilësore dhe ja vlen të blihen.

Sipas Shahinit, produktet “Made in Kosova”, mund të mbulojnë mjaftë mirë disa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës.

“ Kemi prodhime të bollshme në sektorin e ujit, të lëngjeve, të qumështit, përpunimit të produktet të qumështit, përpunimet të perimeve etj”, tha Shahini.


Në bazë të statistikave që disponon kjo organizatë, gjatë javëve ku prodhuesit vendor bëjnë fushatë, shitjet e produkteve vendore rritën me së paku 30 përqind dhe ky trend vazhdon deri në dy-tre muaj, për tu rikthyer sërish ku ka qenë.

“Kjo shpjegohet me nivelin e ulët të vetëdijes që kanë konsumatorët në Kosovë, të cilët mendojnë se vetëm produktet e prodhuara jashtë mund të jenë të mira”, tha tutje Shahini.

Aktivitetin e vet kjo javë do të fillojë me nisjen e karvanit nga Prishtina dhe do të kalojë nëpër komunat kryesore të Kosovës, për të përfunduar prapë në Prishtinë me organizimin e një ndeshjeje të futbollit në mes të komunitetit të biznesit dhe qeveritarëve.

Kosova gjatë vitit 2007 ka importuar mallra në vlerë prej mbi 1.5 miliardë euro ndërsa ka eksportuar mallra në vlerë prej 165 milion euro ndërsa shkalla e mbulimit mezi arrin në shifrat e 10 përqindëshit.

Këtë vit,shifrat e eksporteve janë përmisuar pasi kanë arritur në shifrat e 160 milion euro deri në shtator të këtij viti.

Por edhe importet janë rritur, duke shkuar në 1.4 miliard euro vetëm deri në muajin shtatorë./Telegrafi/