LAJMI I FUNDIT:

Biznesmenët sllovenë paraqesin zgjidhje Kosovës për mbeturinat, ujin dhe rrymën

Biznesmenët sllovenë paraqesin zgjidhje Kosovës për mbeturinat, ujin dhe rrymën

Në Prishtinë po mbahet takimi me biznesmenë sllovenë dhe kosovarë si dhe me përfaqësues të komunave dhe kompanive për mbledhje të mbeturinave vendore dhe përpunimit të tyre, të ujit dhe të kompanive për prodhimin e energjisë elektrike dhe mineraleve.
konference - takim - bizneset Kosovaro - Sllovene - foto ridvan slivova (1)

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, tha se është e rëndësishëm që mjedisi në Kosovë të mos shihet si pengesë por si një mundësi e mirë për të bërë biznes.

“MMPH në fushën e menaxhimit të mbeturinave , ka krijuar një infrastruktur të mirë ligjore (Ligji per mbeturinat i shoqeruar nga 25 UA), janë hartuar Strategjia e Republikës së Kosovës për Menaxhimin e Mbeturinave 2013-2022 dhe Planin e Republikës së Kosovës Për Menaxhimin e Mbeturinave 2013-2017. MMPH, në funksion të menaxhimit të drejt të mbeturinave në nivel të vendit ka licencuar 65 operatorë publik dhe privat për menaxhimin e mbeturinave apo dhënien e shërbimit për menaxhimin e mbeturinave”, ka pohuar Agani.


Edhe ambasadroi slloven Miljan Majhen ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për zhvillimin e bizneseve dhe investimet në Kosovë.

Zëvendësdrejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Muhamet Imeri tha se OEK është një urë lidhëse që shihet në mes të bizneseve të huaja dhe vendore.

Përfaqësuesi i lartë i NLB Prishtina, Fisnik Selimi, duke prezantuar financimin e zhvillimit të projekteve ekologjike tha se si NLB, me pronar shtetin slloven, janë një nga bankat më të mëdha në Kosovë dhe kanë 482 milionë euro asete. Ai tha se kjo bankë i ka dhënë rëndësi të madhe projekteve ekologjike dhe të ambientit, duke i financuar kompanitë e ndryshme.

“NLB Prishtina vazhdimisht i ka dhënë rëndësi projekteve ekologjike dhe të ambientit, disa herë kemi financuar projekte për kompani të ndryshme si dhe për individ të cilët bëjnë blerjen e pajisjeve të reja apo edhe ndërtimin e hidrocentraleve, gjithashtu edhe të termoizolimeve të shtëpive”, theksoi Selimi.

Selimi tha se NLB grup i ka të aprovuara politikat e ambientit dhe politikat sociale për përgjegjësinë shoqërore prandaj sipas tij kjo bankë është e detyruar të integroj këto politika dhe i zbaton në punë të përditshme. NLB, është e gatshme të mbështes financiarisht këso lloj projektesh deri në 12 milionë euro
Kompanitë sllovene pjesëmarrëse në këtë takim kanë paraqitur disa zgjidhje të projekteve e veçanërisht në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe trajtimit të ujërave si dhe disa projekte të vogla në fushën e energjisë dhe ekologjisë të cilat janë aplikuar dhe ekzekutuar me sukses në Slloveni dhe rajon në mbështetje nga burime të ndryshme sllovene si dhe nga Bashkimi Evropian.

NLB Prishtina dhe banka SID kanë informuar publikun e Kosovës për shërbimet dhe projektet e tyre për zhvillim ndërsa ambasadori i Sllovenisë Miljan Majhen ka paraqitur perspektivat e tyre për bashkëpunimin mes Sllovenisë me Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Ekonomi
Kalo në kategori