LAJMI I FUNDIT:

Biznesi përshëndet uljen e tatimeve

Biznesi përshëndet uljen e tatimeve

Ky ndryshim, i cili favorizon tërheqjen e investimeve të jashtme dhe fuqizimin e biznesit të brendshëm, është përshëndetur nga ana e drejtuesve të organizatave biznesore dhe vetë biznesit, të cilët kanë theksuar se ulja e tatimeve ndikon drejtpërsëdrejti në zgjerimin e biznesit, investime te reja dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Parlamenti i Kosovës ka votuar sot edhe dy projektligje të tjera që i hapin rrugë tërheqjes së investimeve të jashtme, projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave apo tatimin në fitim, i cili është ulur nga 20 në 10 përqind si dhe projektligjin për të ardhurat personale, i cili po ashtu e heq nga skema tatimimin prej 20 përqind për të ardhurat personale, duke lënë në fuqi vetëm shkallën prej 10 përqind.

Këto dy ligje ishin pjesë e pakos për uljen e këtyre tatimeve dhe ngritjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, TVSH, e cila pritet të kompensoj të hyrat në buxhetin e Kosovës nga rënja e të ardhurave prej uljes së dy tatimeve.

“ Miratimi i reformave të politikave tatimore është edhe një tentative për të ju mundësuar bizneseve dhe atyre që dëshriojnë të investojnë në Kosovës një mundësi më të mirë për zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Është një hap i guxmshëm dhe inkurajus për të ndërrmarrë këtë hapa që barazojnë tatimet me disa vende në regjion ”,, tha kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.


Sipas tij, ende në fushën e ndryshimeve të politikave fiskale dhe tregare, qeveria e Kosovës ende ka punë për të bërë.

“ Ende mbetet në fuqi dogana në shumë paisje dhe lëndë të parë, që janë të destinuara për prodhimi. Gjithashtu duhet të rregullohet dhe TVSH, e cila nuk duhet të paguhet në kufi, por duhet të bartet në brendësi”, tha Shahini.
Opozita në Parlamentin e Kosovës, ka kritikuar qeverinë për këtë ndryshim të skemës tatimore, duke thënë se ajo godet shtresat e varfëra.

‘ Ishte një kritikë vetëm sa për të thënë që po flasim ndonjë gjë. Ky propozim ka qenë shumë i hershëm, biles edhe në kohën që kjo opozitë ka qenë në pushtet. Por kjo qeveri e mori këtë hap”, vlerësoi Shahini./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori