LAJMI I FUNDIT:

Bislim Zyrapi dëshmon për rastin “Kleçka”

Bislim Zyrapi dëshmon për rastin “Kleçka”

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, sot do të dëshmojë në rastin ”Kleçka”, për të cilin janë të akuzuar Fatmir Limaj dhe nëntë ish- bashkëluftëtarët e tij.

Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj, ka bërë të ditur se nëse pala mbrojtëse nuk do të propozojë ndonjë dëshmitar për këtë proces, atëherë, pas dëshmisë së Zyrapit, do të dëshmojnë edhe dy ekspertë, raporton "Epoka e Re".

Njëri ekspert është i Prokurorisë, tjetri i mbrojtjes, ka thënë Rrecaj. /Telegrafi/