LAJMI I FUNDIT:

Bisedimet për tregtinë ende pa marrëveshje

Bisedimet për tregtinë ende pa marrëveshje

Negociatat lidhur me një marrëveshje për të liberalizuar tregtinë botërore hyjnë të martën në ditën e tyre të nëntë pasi diskutimet të hënën nuk arritën të zgjidhnin një përplasje që ngre dyshime serioze për marrëveshjen.

Një zëdhënës për Organizatën Botërore të Tregtisë tha se bisedimet në Gjenevë kishin arritur një etapë shumë të tensionuar dhe të pasigurt.

SHBA ja e ka akuzuar Kinën dhe Indinë se po këmbëngulin për më shumë përkrahje për fermerët dhe industritë në vendet në zhvillim.

Me gjithë problemet, negociatorët rivalë thonë se janë të vendosur në përpjekjet për të arritur një marrëveshje. Nëse këtë javë nuk arrihet marrëveshje, nuk ka gjasa të bëhet përparim deri pas zgjedhjeve presidenciale amerikane të nëntorit. /QIK/