LAJMI I FUNDIT:

Biseda e përgjuar e ushtarit rus nga Shërbimi Sekret ukrainas: Ua kemi prerë fytin robërve të luftës

Biseda e përgjuar e ushtarit rus nga Shërbimi Sekret ukrainas: Ua kemi prerë fytin robërve të luftës

Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU) pretendon se ka përgjuar një telefonatë, në të cilën dëgjohet një ushtar rus duke pranuar vrasjen e të burgosurve të luftës.

SBU publikoi përmbajtjen e bisedës në Telegram, në të cilën ushtari thotë se u preu fytin robërve të luftës pasi kishte nxjerrë informacionin që i nevojitej, transmeton Telegrafi.

“Ata duhet të theren pak me thikë. Por kjo nuk është hera e parë për mua. Nuk ka kuptim të mbajmë robër lufte. Kur marrim të gjithë informacionin që na nevojitet, nuk ka kuptim t’i mbajmë më. Duhet t’i heqim qafe”, dyshohet se i ka thënë bashkëbiseduesit ushtari rus.


Tri batalionet sekrete të çeçenëve që po luftojnë për Kievin: Rusia do të shpërbëhet, pastaj ne do të lëvizim
Lexo po ashtu Tri batalionet sekrete të çeçenëve që po luftojnë për Kievin: Rusia do të shpërbëhet, pastaj ne do të lëvizim

SBU thekson se thirrja është përgjuar në frontin lindor, dhe se krimet e përmendura të luftës janë kryer në rajonin e Kharkivit, shkruan Sky News.

Kjo nuk është hera e parë që SBU-ja ukrainase ka arritur të përgjojë bisedat telefonike të ushtarëve rusë, që pranonin në këto biseda se kanë vrarë ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Evropa
Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Kroacia
Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Evropa
Udhëheqësit dhe ligjvënësit e BE-së dënojnë sanksionet e Trump kundër ICC-së

Udhëheqësit dhe ligjvënësit e BE-së dënojnë sanksionet e Trump kundër ICC-së

Evropa
Kalo në kategori