LAJMI I FUNDIT:

Bill Gates zhduket nga kreu i më të pasurve të botës, Warren Buffet, “njeriu dollar” 2008

Bill Gates zhduket nga kreu i më të pasurve të botës, Warren Buffet, “njeriu dollar” 2008

Warren Buffet, është perëndimi i perandorisë Bill Gates. Ky i fundit konsiderohej deri vonë njeriu më i pasur i botës. Por tani raportet kanë ndryshuar. Është pikërisht burri në moshë të thyer, Warren Buffet i cili e ka marrë këtë vend, pas plot 13 vjetësh që e sundonte i famshmi Gates.

Raporti për miliarderët e botës, e publikoi revista prestigjioze amerikane “Forbes”, e cila për çdo vit bën klasifikimin e personave më të pasur në të gjithë planetin.

Për vitin 2008 “njeriu dollar” rezulton të jetë miliarderi Warren Buffet me një pasuri prej 62 miliardë dollarësh amerikanë. Në raport me vitin e kaluar, Buffet rezulton të ketë një rritje prej 10 miliardë dollarësh.

Kush është Buffet


Ai është filantropist dhe biznesmeni por edhe drejtor në kompaninë e sigurimit “Berkshire Hathaway”. Ndërsa është gjithashtu aksioner në gurët e çmueshëm dhe ka “rrëmbyer aksione edhe në produktet ushqimore si "Coca-Cola", "Anheuser-Busch", "Wells Fargo" dhe "Kraft Foods".

Pas emrit të tij në top listën e njerëzve më të pasur në botë qëndron miliarderi tjetër, Karlos Slim Helu, një meksikan që njihet si pronari i industrisë së telekomunikimit “America Movil”.

Me vlerën prej 60 miliardë dollarësh amerikanë, Helu ka lënë në vend të tretë Bill Gates krijuesin e kompanisë së kompjuterëve “Microsoft”, i cili për 13 vite me radhë ka kryesuar listën si njeriu më i pasur i planetit.

Ndër 20-të emrat e njerëzve më të pasur në botë në moshën më të re spikat emri i 42 vjeçarit Rus Roman Abramoviç. Aksioneri më i madh i klubit Anglez të Çelsit, emri i tij është lakuar ndër njerëzit më të pasur për fitimprurjen në industrinë e metaleve.

Top lista e 20-të miliarderëve më të mëdhenj të botës kryesohet relativisht nga vende si Amerika, India, Rusia, nga njerëz të cilët perandorinë e tyre kanë arritur ta nxjerrin nga hiçi.

Lista e 20 njerëzve më të pasur:
1) Warren Buffett, SHBA, 77 vjeç, pasuria 62 miliardë
2) Carlos Slim Helu, Meksikë, 68 vjeç, pasuria 60 miliardë
3) William Gates III (Bill Gates), SHBA, 52 vjeç, pasuria 58 miliardë
4) Lakshmi Mittal, Indi, 57 vjeç, pasuria 45 miliardë
5) Mukesh Ambani, Indi, 50 vjeç, pasuria 43 miliardë
6) Anil Ambani, Indi, 48 vjeç, pasuria 42 miliardë
7) Ingvar Kamprad, Suedi, 81 vjeç, pasuria 31 miliardë
8) KP Singh, Indi, 76 vjeç, pasuria 30 miliardë
9) Oleg Deripaska, Rusi, 40 vjeç, pasuria 28 miliardë
10) Karl Albrecht, Gjermani, 88 vjeç, pasuria 27 miliardë
11) Li Ka-shing, Kinë, 79 vjeç, pasuria 26.5 miliardë
12) Sheldon Adelson, SHBA, 74 vjeç, pasuria 26 miliardë
13) Bernard Arnault, Francë, 59 vjeç, pasuria 25.5 miliardë
14) Lawrence Ellison, SHBA, 63 vjeç, pasuria 25 miliardë
15) Roman Abramovich, Rusi, 41 vjeç, pasuria 23.5 miliardë
16) Theo Albrecht, Gjermani, 85 vjeç, pasuria 23 miliardë
17) Liliane Bettencourt, Francë, 85 vjeç, pasuria 22.9 miliardë
18) Alexei Mordashov, Rusi, 42 vjeç, pasuria 21.2 miliardë
19) Princi Alwaleed Bin Talal Alsaud, Saudi Arabia, 51 vjeç, pasuria 21 miliardë
20) Mikhail Fridman, Rusi, 43 vjeç, pasuria 20.8 miliardë