LAJMI I FUNDIT:

Bie nafta, çmimi zbret në 140 dollarë për fuqi

Bie nafta, çmimi zbret në 140 dollarë për fuqi

Çmimi i naftës pësoi rënie, duke zbritur në 140 dollarë për fuqi nga rekordi prej 143.67. Në Bursën e Londrës çmimi ra në 139.83 dollarë për fuqi.

Tregtarët besojnë se do të duhet pak kohë që çmimi i naftës të arritjë pikun.

Rritja e mëparshme e çmimit të naftës erdhi si pasojë e dobësimit të dollarit dhe rritjes së tensioneve mes Iranit dhe Izraelit, dy shtete anëtare të OPEC-ut, për programin bërthamor të Teheranit.

Analistët gjykojnë se një prej shkaqeve të rritjes së çmimeve është edhe kërkesa në rritje nga vendet në zhvillim si Kina dhe India. /Top-Channel/