LAJMI I FUNDIT:

Bie importi i fishekzjarrëve

Bie importi i fishekzjarrëve

Importi i mjeteve piroteknike në Kosovë sivjet ka rënë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar, por edhe vitet paraprake. Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, gjatë vitit 2015 importi i mjeteve piroteknike krahasuar me vitet e kaluara ka rënë në mënyrë drastike. Gjatë 12-mujorit të këtij viti në territorin e Kosovës janë futur mjete piroteknike në vlerë 387.173 euro.

Nëse krahasojmë me vitin e kaluar importi është 6 herë më i vogël. Gjatë vitit 2014 ishin importuar 780 mijë kilogramë fishekzjarrë, të cilat në vlerë monetare kanë qenë 1.8 milion euro.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës, ka thënë se importi i mjeteve piroteknike për çdo vit po ka rënie. Megjithatë, sipas Stavilecit, këtë vit ka më pak import të mjeteve piroteknike, si pasojë e rritjes së taksave.


“Rritja e akcizës për 2 euro në një kilogram mjete piroteknike, ka bërë që këtë vit importi i tyre të bie dukshëm”, ka thënë ai. Por, ai ka shtuar se të hyrat në Doganë nuk kanë rënë pavarësisht asaj se sasia e importit nuk është e njëjtë. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori