LAJMI I FUNDIT:

Bie dollari

Bie dollari

Kriza e thellë, që ka përfshirë sektorët financiarë në SHBA, ka bërë që vlera e dollarit amerikan kundrejt euros të bie në nivel mjaft të ulët.

Gjatë ditës së djeshme monedha e gjelbër në mënyre rekorde ka rënë në krahasim me euron, duke arritur nivel prej 1,48 dollarë, kjo për shkak të rreziqeve të shkaktuara nga plani për shpëtimin e sistemit financiar, i cili në mënyrë të rëndësishme do ta rrisë borxhin publik amerikan, transmetoi Frans pres.

Mbrëmë në orët e vona euro këmbehej për 1,4796 dollarë në raport të 1,4476 dollarë të premten në mbrëmje.

Valuta evropiane në një moment arriti deri në 1,4866 dollarë, vlera më e lartë pas 22 gushtit, që e shënoi edhe rritjen më të madhe ditore në krahasim me dollarin, që nga formimi i saj në vitin 1999.


Ndërkaq, jeni japonez gjatë javës që po lëmë pas ka arritur vlerën më të lartë kundrejt dollarit në tre muajt e fundit. Për një çast dollari kundrejt jenit ka rënë në 103.6, ndërkaq më herët vlera e dollarit është përmirësuar për të arritur në 107.44 jen.