LAJMI I FUNDIT:

Bie çmimi i naftës

Bie çmimi i naftës

Çmimi i naftës në bursën në New York-ut dje për një moment u ul në 49,91 dollarë për barel, duke rënë nën kufirin kritik të 50 dollarëve për herë të parë në 22 muajt e fundit.

Si arsye për uljen e çmimit të naftës citohen frika nga ngadalësimi i ekonomisë botërore që mund të shkaktojë një rënie drastike të kërkesës së këtij energjensi.

Ndërkaq në një raport të qeverisë së Shteteve të Bashkuara thuhet se numri i të papunëve ka prekur shkallën më të lartë në 16 vitet e fundit.