LAJMI I FUNDIT:

Biden zgjeron epërsinë e tij në Michigan

Biden zgjeron epërsinë e tij në Michigan

Kandidati i demokratëve në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, e ka zgjeruar epërsinë e tij në Michigan, një nga shtetet kryesore në këtë garë.

Me grumbullimin e ri të votave, Biden tani mban një avantazh më të gjerë kundrejt Trump, përkatësisht 30 mijë vota më shumë, megjithëse vetëm 92 për qind e votave vlerësohet të jenë mbledhur deri më tani.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe kundërshtari i tij Joe Biden po drejtojnë një garë zgjedhore të ngushtë në mënyrë të pashembullt për Shtëpinë e Bardhë, disa orë pas mbylljes së votimeve në Shtetet e Bashkuara.


Biden aktualisht ka 238 vota elektorale të siguruara sipas Associated Press dhe Trump 213. /Telegrafi/