LAJMI I FUNDIT:

Biden për foton e Trumpit të arrestuar: E pashë në televizion, djalë simpatik

Biden për foton e Trumpit të arrestuar: E pashë në televizion, djalë simpatik

Presidenti amerikan, Joe Biden qeshi kur u pyet nga gazetarët që të komentonte fotografinë e paraardhësit të tij, Donald Trump të bërë gjatë arrestimit në shtetin e Georgias, duke thënë se ai është “djalë i pashëm”.

“E pashë në televizion”, u përgjigj presidenti amerikan. “Djalë simpatik. Një djalë i mrekullueshëm”, shtoi ai, raporton abcnews.

Pse një lajm i keq është lajm i mirë për Trumpin - tani për tani
Lexo po ashtu Pse një lajm i keq është lajm i mirë për Trumpin - tani për tani

Ish-presidenti i SHBA-së iu dorëzua autoriteteve në një burg në Georgia, ku u ndalua dhe u fut në dosjet e policisë me akuzën se kishte planifikuar të “riformonte” vullnetin e votuesve në atë shtet federal në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, në të cilat humbi ndaj presidentit aktual, Joe Biden.


Trump, i cili renditet si i burgosuri me numrin P01135809, u lirua me kusht pas 20 minutash të kaluar në burg dhe gjatë procedurës bëri histori si ish-presidenti i parë amerikan që u shfaq në një foto policie.

Autoritetet e Georgias publikuan një fotografi të republikanit, pa buzëqeshje në fytyrë, duke parë kamerën dhe teksa shtrëngonte nofullën.

Trump pas daljes nga burgu: Është një përvojë shumë e tmerrshme fotografimi si i burgosur
Lexo po ashtu Trump pas daljes nga burgu: Është një përvojë shumë e tmerrshme fotografimi si i burgosur

Trump më pas e publikoi foton në llogarinë personale në platformën X (ish-Twitter), si dhe në rrjetin e tij social, Truth Social.

Ndryshe, Trump pritet të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 pavarësisht ngritjes së katër aktakuzave penale./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori