LAJMI I FUNDIT:

Biden i drejtohet amerikanëve: Ndihma po vjen

Biden i drejtohet amerikanëve: Ndihma po vjen

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden u ka premtuar ndihmë të gjithë amerikanëve të shtypur nga kriza ekonomike që Sekretari i tij i ardhshëm i Thesarit, Janet Yellen e quajti një tragjedi amerikane.

Biden prezanton zyrtarisht anëtarët kryesor të ekipit ekonomik
Lexo po ashtu Biden prezanton zyrtarisht anëtarët kryesor të ekipit ekonomik

Ndërsa pandemia e COVID-19 në pranverë shkaktoi krizën më të keqe që nga viti 1929 dhe ndërsa rimëkëmbja ngadalësoi një valë të re infektimi, demokrati i bëri thirrje Kongresit të kalojë një program të fortë ndihme pa vonesë, raporton cnn.

“Ne po ua dërgojmë këtë mesazh të gjithë atyre që po luftojnë tani: Ndihma po vjen”, tha Biden në selinë në Wilmington, Delaware, ku prezantoi ekipin e tij ekonomik, transmeton Telegrafi.


“Shumë njerëz mezi ushqehen dhe paguajnë faturat dhe qiratë. Është një tragjedi amerikane”, tha Yellen, ministrja e ardhshme e financave.

Biden krijoi një ekip që përbëhet kryesisht nga gratë, anëtare të pakicave dhe anëtare të administratës së Barack Obamas. Sipas tij, këta janë njerëz që do të dinë të përballojnë sfidat me të cilat përballet ekonomia amerikane.

Si do të jetë ekonomia amerikane nën administratën Biden-Harris?
Lexo po ashtu Si do të jetë ekonomia amerikane nën administratën Biden-Harris?

Për miliona amerikanë që kanë humbur vendet e tyre të punës dhe orët e tyre të punës janë shkurtuar, kjo ndihmë duhet të jetë e shpejtë, përfundoi Biden, duke përsëritur premtimin për të krijuar punë të paguara mirë dhe për të ulur pabarazinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori