LAJMI I FUNDIT:

Besim Beqaj, anëtar i Bordit Këshillues të Institutit për Diplomaci Kulturore të Berlinit

Besim Beqaj, anëtar i Bordit Këshillues të Institutit për Diplomaci Kulturore të Berlinit

Ministri në detyrë i Financave, Besim Beqaj, ka marr ftesën e Institutit për Diplomaci Kulturore të Berlinit, për t’iu bashkuar Bordit Këshillues të këtij instituti.

Bordi Këshillues i ICD-së siguron këshilla dhe mbështetje për Sekretariatin e Institutit dhe përfshin individë të shquar që vijnë nga fusha e politikës ndërkombëtare, akademisë, sektorit privat, si dhe artistë të njohur.

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Berlinit, me rastin historik të 25-vjetorit të rënies së murit të Berlinit, Beqaj u takua me drejtorin e përgjithshëm të Institutit. Me këtë rast ai shprehi interesimin që së bashku me vendorët të organizojnë një forum me përmasa të njëjta edhe në Kosovë, në mënyrë që të promovohet Republika e Kosovës si vend potencial për të ofruar kushte të favorshme për investitor në fusha të ndryshme. /Telegrafi/