LAJMI I FUNDIT:

Bernanke: Problemet e ekonomisë nuk kanë përfunduar

Bernanke: Problemet e ekonomisë nuk kanë përfunduar

Kreu i Bankës Qëndrore amerikane Ben Bernanke tha se ekonomia gjatë këtij viti është përballur, siç u shpreh ai “me erëra të forta dhe stuhia nuk ka kaluar ende”.

Zoti Bernanke tha se problemet e ekonomisë kanë ndikuar në ngadalësimin e rritjes së saj, tek papunësia dhe inflacioni.

Por zoti Bernanke tha se është i inkurajuar nga rënia kohët e fundit e çmimit të mallrave të konsumit si dhe nga stabilizimi i vlerës së dollarit.

Por ai shtoi se ngadalsimi i zhvillimit ekonomik botëror, ulja e kërkesës për burime si dhe shpresat mesatare të konsumatorëve për ngritjen e çmimeve do të ndikojnë që inflacioni gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm të shënojë rritje të moderuar.


Por ai shtoi se parashikimi për inflacionin është shumë i paqartë. /VOA/