LAJMI I FUNDIT:

Bernanke: Inflacioni kërcënon rimëkëmbjen ekonomike

Bernanke: Inflacioni kërcënon rimëkëmbjen ekonomike

Drejtori i Rezervave Federale Amerikane, Ben Bernanke, gjatë ditës së dytë të dëshmisë së tij në Kongres, shprehu shqetësimet rreth inflacionit dhe ekonomisë në përgjithësi.

Duke folur para Komisionit të Financave të Dhomës së Përfaqësuesve, Ben Bernake tha se inflacioni është një kërcënim për shpresat për një rimëkëmbje ekonomike.

Një raport i Departamentit të Tregtisë tregon se muajin e kaluar amerikanët ulën shpenzimet për blerje makinash , mobiljesh dhe në restorante, ndërkohë që çmimi i benzinës u rrit. /Top-Channel/