LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Vetëvendosje nuk është e interesuar për pushtet (Video)

Berisha: Vetëvendosje nuk është e interesuar për pushtet (Video)

“Lëvizja e Vetëvendosjes që sa më vonë të vijë në pushtet është e dëmshme për Kosovën, sepse nuk jetohet nesër, por jetohet sot”. Kështu është shprehur anëtari i kryesisë së AAK-së, Anton Berisha në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

“Vetëvendosje nuk ka treguar ndonjë entuziazëm aq të madh të përgjegjësisë, por unë mendoj që ata duhet të tregojnë, sepse çdo qitë që po kalon, po dëmtohet Kosova dhe nuk është interesante që në një shtet të dëmtuar nesër të udhëheqësh”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka thënë se kauza që po e ndan bllokun opozitar ka të bëjë me projeksionin politik partiak.


“Vetëvendosje mendon që projeksioni i tyre politik duhet të jetë dominues. Ne mendojmë që partneriteti nënkupton gjetjen e pikave të përbashkëta dhe darkodimin rreth atyre pikave, përndryshe ne nuk e kemi të dosidoshme subordinimin e aq më pak variantet e reja që kanë dalë të shkrirjes në një subjekt politik që është e pakuptimtë për AAK-në si parti e traditës së djathtë dhe me një historik heroik”, ka thënë ndër të tjera Berisha.

Anëtari i kryesisë së AAK-së e vlerëson angazhimin e deritashëm të Vetëvendosjes për kundërshtimin e dy marrëveshjeve.

“Në të mirën e Vetëvendosjes është që të vazhdojë bashkëpunimin me AAK-në edhe për shkak të shprehjes që bashkimi bënë fuqinë, por edhe për shkak të llogaritjeve juridike”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori