LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Thaçi gaboi që nuk paditi Martyn për Shtëpinë e Verdhë

Berisha: Thaçi gaboi që nuk paditi Martyn për Shtëpinë e Verdhë

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i cilësoi stisje, akuzat për transplant dhe trafikim organesh, të ngritura ndaj Kosovës nga ish-Parlamentari i Këshillit të Europës Dick Marty.

Gjatë një interviste në Klan, Berisha tha se nëse e ashtuquajtura shtëpi e verdhë do të ekzistonte, ai që do të fliste për të do të kishte vetë Millosheviçi.

Gjithashtu, në mbrojtje të UÇK-së dhe drejtuesve të saj, Berisha tha se i vetmi gabim i Hashim Thaçi, ishte që nuk ngriti padi ndaj Dik Martit për këtë raport.


“Me njohuritë e mija politike dhe mjekësore ky ishte një trillim. Kisha edhe një arsye sepse Millosheviqi në Hagë nuk e përmendi kurrë këtë. Në qoftë se kjo do kishte ndodhur nuk mund të mos ta dinte Sllobodani dhe do ta përdorte si argumentin kryesor.”

“Absolutisht asnjëherë. Atë e stisën shërbimet. Shërbimet serbe, e stisën atë akuzë dhe gjetën një fshatar në Burrel, një familje shumë e nderuar, dhe e akuzuan se ai e bëri shtëpinë spital. Marrëzira. Pas kësaj hapën një klinikë në Prishtinë, pasi u çlirua Kosova, e cila merrej me blerje organesh për ta bërë më të besueshme akuzën. Zoti Thaçi mendoj se bëri një gabim të rëndë. Nuk ngriti padi civile. Padi penale ndoshta nuk ngrinte dot, se kishte imunitetin e parlamentarit të KE-së, por nga padia civile ai nuk duhej të shpëtonte në asnjë mënyrë. Ata që stisën raportin e transplantit të organeve, bënë gjithçka pastaj për ta bërë të detyrueshëm hetimin e raportit. Sepse nuk janë bërë kurrë transplante, as aty as në Fushë -Krujë. Sepse njëherë na vinte një klinikë në një fshat të Burrelit, dhe një klinikë gjoja në Fushëkrujë. U bazua e tëra në fallsitet.”

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori