Ministri Rrustem Berisha në fjalën e tij përfaqësuese në Konferencën SHBA –Karta e Adriatikut, ndër të tjera tha se synim i Kosovës është anëtarësimi në iniciativat rajonale, me theks të veçantë anëtarësimi i plotë në A5, forum ky i cili i kontribuon paqes, stabilitetit dhe integrimeve euroatlantike në rajon.
“Rruga e Kosovës për të ardhmen është e qartë dhe integrimi në NATO është qëllimi ynë përfundimtar. Republika e Kosovës mbetet thellësisht e angazhuar dhe e përkushtuar për bashkëpunim rajonal dhe një fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet e rajonit. Konsiderojmë që ky bashkëpunim është jetik për të arritur paqe, stabilitet të qëndrueshëm dhe zhvillim të mëtejmë të kapaciteteve tona”, ka thënë Berisha.
Berisha lidhur me pakënaqësitë e përfaqësuesve nga Serbia në këtë forum rreth prezencës së uniformës ushtarake të Kosovës, deklaroi: ,,Ne si popull nuk duam t’i kthehemi gjuhës mesjetare të konflikteve, por do të flasim me gjuhen e integrimeve, gjuhën evropiane dhe gjuhën e një realiteti të ri në rajon, si interes i përbashkët për paqe dhe stabilitet’’.
Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha gjatë qëndrimit të tij në Budva, Mali i Zi, ku mori pjesë në punimet e konferencës së ministrave të Mbrojtjes në kuadër të iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut, zhvilloi takim dypalësh edhe me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Sllovenisë, Millosh Bizjak.
Berisha, pasi që e informoi Bizjak lidhur me procesin e tranzicionit dhe krijimin e infrastrukturës ligjore për kapacitetet e mbrojtëse të Republikës së Kosovës, vuri theksin te bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet dy shteteve edhe në të ardhmen.
Nga ana e tij, përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes të Sllovenisë, Bizjak tha se sa i përket tranzicionit të FSK-së kjo është çështje e vendimmarrjes së institucioneve të Kosovës, duke shtuar se Sllovenia do të ofrojë mbështetje dhe bashkëpunim. ,,Mendojmë se tranzicioni duhet të jetë një proces transparent, gradual si dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me mbështetjen e partnerëve tuaj. Ne do të ofrojmë ndihmë nga eksperienca jonë në procesin e krijimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe në atë të integrimit’’.
Vlen të ceket se gjatë punimeve të konferencës, shtetet anëtare të A5 deklaruan politikën e dyerve të hapura për anëtarësim në këtë iniciativë që ka për synim integrimin e vendeve të rajonit si e vetmja alternativë për stabilitet dhe siguri në rajon.
Me gjuhën e unitetit, integritetit dhe stabiliteti në rajon u deklarua edhe Ndihmës Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Laura Cooper, e cila bëri thirrje që edhe shtetet me status vëzhguesi sa më parë të bëhen anëtare të kësaj iniciative në shërbim të sigurisë dhe paqes rajonale dhe globale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker