LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Reformë e thellë në shëndetësi për shërbime cilësore

Berisha: Reformë e thellë në shëndetësi për shërbime cilësore

Kryeministri Berisha mori pjesë në inaugurimin e përfundimit të punimeve për rikonstruksionin e godinës të shërbimit të godinës së neurokirurgjisë. Në fjalën e tij kryeministri theksoi se qeveria po vendos mbi sistemin shëndetësor një mekanizëm të ri financimi së bashku me një reformë të thellë për të bërë të mundur që shqiptarët të gëzojnë shërbime cilësore nga më modernet që meritojnë.

“Të vendosim mbi një mekanizëm të ri financiar në sistemin shëndetësor, për një reformë të thellë. Ne do bëjmë që shqiptarët të gëzojnë shërbimet cilësore më moderne që meritojnë, ne do bëjmë që në një garë të hapur sektori publik me sektorin privat qytetarët shqiptarë të jenë të aftë, të jenë në gjendje të blejnë shërbimet më të mira për shëndetin e tyre”, u shpreh kryeministri.

Kjo godinë e cila kap vlerën e 3.5 milionë dollarëve nga buxheti i shtetit. Është rikonstruktuar sipas normave spitalore të BE. /News24/BW/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori