LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Kam bërë të gjitha kompromiset

Berisha: Kam bërë të gjitha kompromiset

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili po ndjek në Bruksel konferencën “Ballkani në zemër të Evropës”, e iniciuar nga Partia Popullore Evropiane (PPE), pati të martën një konferencë shtypi së bashku me kryetarin e grupit parlamentar të PPE-së në Parlamentin Evropian, Joseph Daul dhe ministrin e Jashtëm dhe të Integrimit Evropian të Kroacisë, Gordan Jandrokovic në selinë e Parlamentit Evropian.

“Sot është një ditë krejtësisht e veçantë për komunitetin mysliman, është festa e Kurban Bajramit. Për më tepër, është dita e ringritjes së vërtetë për shqiptarët. 20 vjet më parë, qytetarët e Shkodrës, myslimanë, katolikë dhe ortodoksë u mblodhën së bashku me një guxim të jashtëzakonshëm; u mblodhën 4 ditë, pasi i kishin bërë kombit të tyre edhe një ringritje tjetër, organizuan meshën e parë në varrezat e qytetit; më 16 nëntor ata u mblodhën në një xhami gjysmë të shkatërruar. Me rastin e kësaj dite, dëshiroj t’i përshëndes shumë ngrohtësisht. Brenda shtatë viteve, ata rindërtuan një nga vlerat e traditat më të vyera, tolerancën e shkëlqyer fetare”, tha kryeministri Berisha, duke shtuar “ejani në Shqipëri dhe të shikoni se Shqipëria ka një tolerancë dhe harmoni fetare të pashembullt në Evropë”.

Kryeministri tha se Shqipëria është një vend me një dinamikë të admirueshme, një vend ku respektohen të drejtat e njeriut, një vend me një ekonomi tregu që, ashtu si ekonomia evropiane, i ka mbijetuar krizës ekonomike pa rënë në recesion.

“Të gjitha ekonomitë e vogla janë të dënuara nga hiperglobalizmi. Shqipëria i mbijetoi krizës, sepse ajo mbështetet mbi parime themelore shumë solide. Për momentin, Shqipëria ka barrën fiskale më të ulët, ka një administratë më të vogël se fqinjët e saj dhe ka investuar sa dyfishi i vendit të dytë, pas saj”, tha ai.


Duke folur për bashkëpunimin me opozitën, Berisha tha se ka bërë gjithçka që është e mundur. “Kam bërë të gjitha kompromiset, me përjashtim të dhunimit të Kushtetutës dhe dispozitave ligjore të vendit tim”.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PPE-së, Daul, tha se tre mesazhet e konferencës ishin përgjegjësia e ndërsjellë dhe solidariteti ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe organizimi politik që në një rast si Shqipëria “opozita refuzon të bëjë punën e vet në Parlament dhe bllokon punën për miratimin e korpusit legjislativ evropian”.

“Unë u them ndalni! Kjo nuk është serioze! Unë kam qenë atje, kam parë dhe kam diskutuar me grupe të ndryshme politike, përfshirë dhe socialistët. Ne jemi përpjekur me zotin Martin Shultz, për të ndryshuar këtë situate, por pa rezultat. Por kjo nuk na dëshpëron. Ndaj u kemi bërë thirrje që të tregojnë të gjithë përgjegjësinë e tyre politike, pasi është vënë në lojë e ardhmja evropiane e Shqipërisë”, tha Daul.

Mesazhi i tretë, tha Daul, është që BE duhet të bëjë më vendet e Ballkanit Perëndimor atë që ka bërë me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore “dhe për këtë ne u kemi ofruar atyre perspektiven evropiane, e cila do të ndiqet rast pas rasti dhe sipas një kalendari të qartë”.

“Për te qenë të ndershëm me vendet e Ballkanit Perëndimor u themi atyre se nuk ka perspektivë tjetër për këto vende, përveç integrimit evropian dhe ne duam t’i ndihmojmë ato në realizimin e kësaj aspirate. Këtë unë ua them edhe kryeministrave dhe personave të tjerë përgjegjës të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që ne të vëmë në jetë së bashku legjislacionin e BE-së dhe politikat e tij”, shtoi Daul. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
Kalo në kategori