LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Më mirë të mos bëhet qeveria fare se të bëhet një qeveri që e shuan shpresën

Beqaj: Më mirë të mos bëhet qeveria fare se të bëhet një qeveri që e shuan shpresën

Njohësi i çështjeve politike në vend, Behlul Beqaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Beqaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se roli aktual i presidentit është si ai e sheh politikën e jo unifikues e objektiv.

“Mandatari i ardhshëm nuk ka obligime juridike që t’i përgjigjet presidentit dhe ti jep atij një emër, por nuk përjashtohet nevoja imediate për të formuara institucionet”.


Ai ka thënë se shpresën e madhe për ndryshim që e kanë pasur qytetarët po e tresin LDK dhe VV, përcjell Telegrafi.

Megjithatë analisti thotë se nuk mund ta fajësojë Vetëvendosjen pse heziton të nxitojë në formimin e një qeverie që nuk do të ishte e mirë.

“Më mirë të mos bëhet qeveria fare se të bëhet një qeveri që edhe atë pak shpresë e zhduk dhe që ne më nuk do të kemi mundësi që të kërkojmë alternativa të reja”.

Beqaj thotë se nuk mund të flitet për ndryshim kur LDK me ngulm kërkon që të bëjë president njerëzit e saj partiak.

“Kjo i përngjan qeverive të shtetit të kapur”.

Beqaj thotë se edhe nëse shkohet në koalicion, nuk mund të ketë ndryshim nëse ministrat e LDK-së shkojnë me logjikën e shtetit të kapur.

“Në LDK ka mjaft njerëz që kanë ndikuar në politikat e shtetit të kapur”.

Profesori i shkencave politike thotë se Isa Mustafa po mundohet ta fusë në kurth Albin Kurtin ashtu siç ai ra vet në kurthin e Hashim Thaçit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori