LAJMI I FUNDIT:

Bellingham erdhi për të zëvendësuar Modricin – por për shkak të idesë revolucionare të Ancelottit, të dy mund të luajnë nga fillimi

Bellingham erdhi për të zëvendësuar Modricin – por për shkak të idesë revolucionare të Ancelottit, të dy mund të luajnë nga fillimi

Në fund të qershorit, Jude Bellingham u bë lojtar i ri i Real Madridit, duke kaluar nga Borussia Dortmund.

Ky transferim iu kushtoi mbretërve 103 milionë euro, ndërsa me bonuse të arritur çmimi mund të shkojë në 130 milionë euro.

Bellingham luajti 42 ndeshje për Borussia sezonin e kaluar, ku shënoi 14 gola dhe asistoi për pesë gola të tjerë.


Ai është 19 vjeç, por tashmë ka grumbulluar 24 paraqitje për kombëtaren angleze.

Mediat spanjolle tashmë e kanë quajtur “trashëgimtarin e Modricit”, ndërsa kapiteni kroat pritet të jetë si mësues për të. Një tjetër pozicion ku Reali ka nevojë dëshpërimisht për një lojtar është sulmuesi qendror.

Nuk ka vend për të dobëtit në stërvitjen e Real Madridit: Duelet mes yjeve të Los Blancos
Lexo po ashtu Nuk ka vend për të dobëtit në stërvitjen e Real Madridit: Duelet mes yjeve të Los Blancos

Pas largimit të Karim Benzemas, Real ka vetëm 33-vjeçarin Joselu. Madridi e ka ndjekur Mbappen për vite me radhë, por francezi dëshiron të qëndrojë në PSG deri në verën e ardhshme dhe më pas të largohet si lojtar i lirë.

Sipas mediave spanjolle, Ancelotti ka një ide sipas së cilës nuk do të ketë nevojë për një sulmues të ri sepse Bellingham mund të luajë në atë pozicion dhe në rolin e një 9-she false.

“Atij i pëlqen të na vrasë": Bellingham thotë fjalët e para për seancat stërvitore te Real Madridi
Lexo po ashtu “Atij i pëlqen të na vrasë": Bellingham thotë fjalët e para për seancat stërvitore te Real Madridi

Me këtë Reali praktikisht do të luante me katër mesfushorë në fushë, gjë që do t’i lejonte pjesës tjetër të mesfushorëve të luanim shumë më tepër minuta në mesin e fushës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori