LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Energjia elektrike do të subvencionohet deri në muajin korrik

Bekteshi: Energjia elektrike do të subvencionohet deri në muajin korrik

Deri më 1 korrik do të ketë subvencionim nga Qeveria direkt përmes EMV-së duke përcaktuar çmimin e tyre me të cilin shitet energjia elektrike, tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se në muaj të caktuar do të rritet edhe subvencionimi dhe qytetarët duhet të jenë të qetë sepse nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës për bllokun e parë dhe të dytë.

“Qëllimi i vendosjes së tarifës së lirë ditore ishte që në momentin kur pati një bum investimesh në fushën e termocentraleve fotovoltaike. Në momentin që flasim, kemi instaluar objekte që tashmë prodhojnë energji elektrike dhe përgjithësisht prodhohen më shumë se 680 megavat gjatë ditës. Kjo do të thotë se nga prilli deri në tetor do të kemi teprica në orë të caktuara të ditës, gjë që jep një mundësi për uljen e kostos së prodhimit të termocentraleve fotovoltaike përmes konkurrencës.


Ne si Qeveri, natyrisht, ofrojmë subvencione në mënyrë indirekte përmes funksionimit të EMV duke përcaktuar çmimin e EMV-së që ofron për furnizuesin universal dhe kështu do të vazhdojmë deri në mesin e këtij viti, kur të merret vendimi i ri për çmimin e EMV, e cila do të jepet nga furnizuesi universal që është edhe furnizues për të gjitha amvisërit dhe konsumatorët e vegjël. Kjo do të thotë se deri më 1 korrik do të ketë subvencionim nga Qeveria direkt përmes EMV duke përcaktuar çmimin e tyre me të cilin shitet rryma”, tha Bekteshi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori