LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha publikon video duke bërë ushtrime në shtëpi, pasi u kritikua se shtoi disa kilogramë

Bebe Rexha publikon video duke bërë ushtrime në shtëpi, pasi u kritikua se shtoi disa kilogramë
Bebe Rexha (Foto: Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha është gati të rikthehet fuqishëm me ushtrime dhe ky është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë.

Ylli i muzikës pop njoftoi se është gati të nisë të kujdeset për veten që nga e hëna pasi festoi ditëlindjen për një javë të plotë.

Artistja shqiptare ndërkohë më 30 mars mbushi 31 vjet dhe me këtë rast organizoi një festë në shtëpinë e saj, në Los Angeles.


Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Në videot e ndarë në InstaStory, biondja dukej mahnitëse në një palë tuta sportive të zeza dhe një triko të shkurtër pavarësisht kritikave se ajo ka shtuar peshë.

Krijuesja e hitit “Meant to Be” tregoi stërvitjet publikisht derisa etiketoi edhe trajneren personale, e cila po e ndihmon për të arritur një formë të duhur.

Bebe Rexha publikon imazhe nga festa glamuroze për ditëlindjen e saj të 31-të
Lexo po ashtu Bebe Rexha publikon imazhe nga festa glamuroze për ditëlindjen e saj të 31-të

“Shpresoj që jam në formë të mirë”, shkroi Bebe krahas një video.

Vëmendje të madhe në prapaskenë mori edhe ambienti luksoz i shtëpisë së këngëtares Rexha, një apartament i veçantë dhe i dekoruar në çdo detaj.

Sidoqoftë, Bebe e ka potencuar disa herë se ndihet krenare me veten dhe jetën që bën, pavarësisht asaj se çfarë mendojnë të tjerët. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Magazina
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

Magazina
Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Magazina
Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Magazina
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Magazina
Kalo në kategori