eksperti-banner

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, të dielën festoi ditëlindjen e saj të 31-të.

Me këtë rast, ajo mori urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.


Ndërkohë në po të njëjtën ditë, Rexha mori pjesë në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2020, ku prezantoi çmimin “Videoja më e mirë muzikore e vitit”, e cila shkoi për The Weeknd.

beberexha 118671140 1689798417833905 1202618599889938165 n

Pas mbrëmjes, artistja ka festuar ditëlindjen me miqtë e saj në një festë të organizuar në shtëpinë e saj luksoze, në Los Angeles.

Së fundmi, Bebe Rexha ndau me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi nga festa, ku shihej mjaft glamuroze me dukjen e saj plot stil.

beberexha 118613513 364065181666319 6527620477795946564 n

“Ditëlindja ime ishte e këndshme. Faleminderit të gjithëve për gjithë dashurinë. Ju dua”, shkroi 31-vjeçarja në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

Nga pamjet ajo duket se ka shkëlqyer në ditëlindjen e 31-të veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë argjendi dhe me flokët e saj bionde bëra me bistekë.

beberexha 118627396 608861043329513 8421352941381242828 n e1599027768545

Pranë saj ka qenë edhe qenushi i saj i dashur, Bear, me të cilin ajo është shumë e lidhur.

Urimet e shumta nga ndjekësit e këngëtares në haqpësirën për komente, nuk kanë munguar. /Telegrafi/

beberexha 118693060 788170471918783 6618343432395222429 n Bebe Rexha festoi ditëlindjen e 31-të (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

beberexha 118597640 1053140838422250 2940533071901532374 n e1599027794972 Bebe Rexha festoi ditëlindjen e 31-të (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

beberexha 118586428 607714386582029 1102717758204900614 n