LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha me performancë të veçantë në emisionin festiv të Jimmy Fallon, thekson linjat me fustanin glamuroz

Bebe Rexha me performancë të veçantë në emisionin festiv të Jimmy Fallon, thekson linjat me fustanin glamuroz
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të jetë shumë e angazhuar këtë fundvit.

Së fundmi, ajo ishte e ftuar për të performuar në emisionin festiv të programit shumë të ndjekur në Amerikë, “The Tonight show starring Jimmy Fallon”.

Bebe Rexha (Foto: Daniel Boczarski/Getty Images/Guliver)

Rexha ka interpretuar për fansat hitin “Knees” nga albumi i saj “Excpectations”, që doli në shitje këtë vit.


Bebe Rexha ka realizuar mbi 100 udhëtime me aeroplan brenda vitit
Lexo po ashtu Bebe Rexha ka realizuar mbi 100 udhëtime me aeroplan brenda vitit

E veshur me një fustan elegant dhe glamuroz, Bleta (emri i vërtet i këngëtares) i ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj.

https://www.instagram.com/p/BrohXmMnLV6/

Ajo ka vënë në pah kthesat e saj trupore, ndërsa dukej vezulluese në fustanin plot shkëlqim.

Disa momente nga kjo performancë e saj e veçantë, Bebe Rexha i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta pozitive.

https://www.youtube.com/watch?v=iY9vbJUkBWI

E njëjta, ka shënuar suksese të shumta këtë vit me sjelljen e albumit në treg, ndërsa për herë të parë ajo është nominuar në dy kategori në Grammy Awards 2019. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)