eksperti-banner

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, vazhdon të jetë shumë e angazhuar për fundvit.

Këtë vit, ajo solli në treg albumin e saj "Expectations", gjersa ka promovuar këngët e saj në të gjitha koncertet e mbajtura anë e mbanë botës.


bebe1 2

Si rrjedhojë, këngëtarja shqiptare ka realizuar udhëtime të shumta brenda vitit, për të qenë sa më pranë fansave dhe për të marrë pjesë në ngjarje dhe evente botërore.

bebe2 1

Mund të duket shumë, por këngëtarja Rexha ka realizuar mbi 100 fluturime me aeroplan brenda këtij viti.

Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte se fluturimi i fundit ishte për të fluturimi i 100-të për këtë vit.

bebe 1

Duke qenë se jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bebe Rexhës shpesh i është dashur të udhëtojë në Evropë, pro edhe Australi për koncertet e saj.

Projekti i fundit muzikor që ajo solli ishte kënga "Say ma name" në bashkëpunim me artistët David Guetta dhe J-Balvin - këngë e cila është pritur shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/

bebe4 1