LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha e ‘ndez’ atmosferën duke vallëzuar “Vallen e Rugovës”

Bebe Rexha e ‘ndez’ atmosferën duke vallëzuar “Vallen e Rugovës”
Bebe Rexha (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, shprehet gjithmonë krenare për rrënjët e saj.

Sa herë që pyetet për prejardhjen e saj në intervista, Bebe Rexha, nuk heziton që të tregojë se ka origjinë shqiptare.

Ndonëse jeton me familjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, artistja shqiptare nuk i harron traditat dhe zakonet shqiptare.


Bebe Rexha (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Ajo madje pëlqen shumë muzikën popullore shqiptare, ndërsa nuk heziton të marrë vallen sa herë dëgjon ritmet e saj.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi në ditëlindjen e 26-të të vëllait të saj, Florentit.

Shpallen nominimet e MTV Video Music Awards 2019, Bebe Rexha dhe Dua Lipa sërish të nominuara në të njëjtën kategori
Lexo po ashtu Shpallen nominimet e MTV Video Music Awards 2019, Bebe Rexha dhe Dua Lipa sërish të nominuara në të njëjtën kategori

Ka qenë mamaja e këngëtares, Bukurije Rexha, ajo e cila ka publikuar një video nga festa në InstaStory, ku shfaq momente kur familja kërcejnë nën tingujt e këngës shqiptare.

Aty shihet edhe Bebe Rexha e cila ‘e ndez’ atmosferën me këngën “Vallja e Rugovës”, në versionin e interpretuar nga Motrat Mustafa.

Mënyra se si shqiptarët mund të votojnë Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max në MTV VMA 2019
Lexo po ashtu Mënyra se si shqiptarët mund të votojnë Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max në MTV VMA 2019

Rexha duket e lumtur ndërsa vallëzon me familjarët e saj plot ritëm dhe buzëqeshje. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Juan Naharro Gimenez/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Magazina

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
Kalo në kategori