Në nominimet e sivjetme të eventit gjigant në ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards, janë nominuar tri shqiptare.

Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max, kanë arritur që me projektet e tyre muzikore të suksesshme, të rezervojnë nga një vend në një prej kategorive të festivalit.

Teksa në “Grammy Awards”, ato ndajtën të njëjtën kategori nominimi për “Artisten e re më të mirë”, të njëjtën gjë Dua Lipa dhe Bebe Rexha do ta bëjnë edhe në MTV VMA sivjet, vetëm se në një kategori tjetër.

Shpallen nominimet e MTV Video Music Awards 2019, Bebe Rexha dhe Dua Lipa sërish të nominuara në të njëjtën kategori Shpallen nominimet e MTV Video Music Awards 2019, Bebe Rexha dhe Dua Lipa sërish të nominuara në të njëjtën kategori

Bëhet fjalë për kategorinë “Kënga më e mirë ritmike” – çmim ky të cilin vitin e kaluar e fitoi shqiptarja tjetër e famshme, Rita Ora, me këngën “Lonely together”, bashkëpunim me DJ e ndjerë, Aviciin.

Rita Ora vitin e kaluar fitoi çmimin “Kënga më e mirë ritmike” në MTV Video Music Awards (Foto: Paul Zimmerman/Getty Images/Guliver)

Dua konkurron me projektin muzikor “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo, teksa Bebe Rexha është e nominuar me dy këngë në këtë kategori: “Call you mine” me The Chainsmokers dhe “Say my name”, në bashkëpunim me David Guetta dhe J Balvin.

Ndërkohë, për herë të parë sivjet, arriti që për një nga çmimet të nominohet edhe artistja e re shqiptare me famë botërore, Ava Max.

Ava Max (Foto: Charley Gallay/Getty Images/Guliver)

Ajo konkurron për çmimin “Artistja e re më e mirë”, falë projekteve të suksesshme që ka sjellë përgjatë një viti.

Historike për Ava Max, artistja shqiptare nominohet për herë të parë në ngjarjen e madhe MTV Video Music Awards Historike për Ava Max, artistja shqiptare nominohet për herë të parë në ngjarjen e madhe MTV Video Music Awards

Fansat e këngëtareve, por në veçanti shqiptarët anë e mbanë globit, kanë mundësinë që të japin votën e tyre për tri shqiptaret e famshme, të nominuara sivjet në MTV Video Music Awards.

Këtë mund ta bëjnë përmes faqes zyrtare të MTV VMA, e cila mundëson tri mënyra të ndryshme votimi (me google, twitter dhe me regjistrim).

Dua Lipa dhe Bebe Rexha konkurrojnë sivjet në të njëjtën kategori në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Getty Images/Guliver)

Teksa për Ava Max mund të votojnë lirshëm, vështirë shqiptarët do ta kenë të votojnë për çmimin “Kënga më e mirë ritmike”, sepse atyre do t’u duhet të zgjedhin mes dy shqiptareve të famshme: Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Për të votuar artistet në fjalë, duke i ndihmuar ta fitojnë këtë çmim, mund ta bëni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/