Ceremonia e mbylljes së Kupës së Botës 2026 ka filluar me një spektakël të madh me ngjyra, muzikë dhe kërcime.

Performancën hapëse e bëri krijuesi i njohur i përmbajtjeve online IShowSpeed, i cili u shfaq në fushë së bashku me bateristë dhe kërcimtarë të veshur me kostume shumëngjyrëshe.


Pas tij, reperi dhe këngëtari Post Malone interpretoi këngën e tij të famshme “Wow”.

IShowSpeed

Stadiumi New York New Jersey Stadium pritet të mbushet me më shumë se 80 mijë tifozë, si dhe me shumë figura të njohura, personalitete politike dhe të ftuar specialë përpara finales së madhe mes Spanjës dhe Argjentinës.

Ceremonia e mbylljes ka një listë të jashtëzakonshme artistësh dhe personazhesh të famshëm.

Botërori 2026

Në skenë pritet të shfaqen këngëtarë si Robbie Williams, Laura Pausini dhe Nicole Scherzinger, ndërsa aktori Tom Cruise është gjithashtu pjesë e të ftuarve specialë.

Laura ka treguar se ndihet shumë e emocionuar dhe krenare që do të performojë me Robbie, të cilin e konsideron një nga artistët e saj të preferuar.

Post Malone

Spektakli do të vazhdojë edhe gjatë pushimit të ndeshjes, ku priten performanca nga emra të mëdhenj të muzikës botërore si Madonna, Justin Bieber, Shakira, Burna Boy dhe BTS.

Pushimi i finales pritet të zgjasë rreth 20–25 minuta, teksa performanca kryesore muzikore do të zgjasë rreth 11 minuta, në një stil të ngjashëm me spektaklet e mëdha të Super Bowl-it.

- YouTube www.youtube.com

Ceremonia është përgatitur nga Chris Martin, lideri i grupit Coldplay, dhe ka edhe një qëllim bamirës: mbledhjen e fondeve për FIFA Global Citizen Education Fund, një projekt që synon të sigurojë rreth 100 milionë dollarë për përmirësimin e arsimit dhe mundësive për fëmijët në të gjithë botën. /Telegrafi/