"Ti je një perëndeshë" – Donna Dafi paralajmëron klipin e ri me mesazh të fuqishëm për vajzat dhe gratë

Këngëtarja Donna Dafi po përgatitet për publikimin e videoklipit të saj të radhës.
Artistja ka ndarë në profilin e saj personal në Instagram pamjet e para nga projekti i ri, duke zbuluar njëkohësisht edhe datën e publikimit – 21 gusht.
“Vajzë, kjo është për ty. Mos harro kurrë: TI JE NJË PERËNDESHË!”, ka shkruar Donna krahas videos, duke paralajmëruar një projekt që përcjell një mesazh të fuqishëm për vajzat dhe gratë.
Në pamjet e para, Donna Dafi shfaqet elegante dhe tejet tërheqëse, në një atmosferë verore pranë detit.
Me një paraqitje plot shkëlqim dhe feminilitet, artistja sjell një estetikë sensuale dhe verore, ndërsa sekuencat e para të videoklipit kanë shtuar kureshtjen për atë që ajo po përgatit për publikun.
Projekti i ri vjen pas “Trouble”, këngës së publikuar më 19 qershor, me të cilën Donna Dafi mori vëmendje edhe nga mediat ndërkombëtare.
Tashmë mbetet të presim 21 gushtin për të zbuluar surprizën e radhës nga këngëtarja Donna Dafi. /Telegrafi/















































