Një person dyshohet se është dhunuar fizikisht e më pas seksualisht nga tre të tjerë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:00, në Istog.


Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Istog / 25.08.2026 – 21:00. Është pranuar informata se ka ndodhur një rast dhunimi. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se tre te dyshuar meshkuj kosovarë, fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe më pas e kanë dhunuar seksualisht. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç thuhet në raport lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhër të cilit rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/