U dërgon mesazhe kërcënuese familjarëve në Vushtrri, njëra prej tyre kërkon urdhër mbrojtjeje

Foto: Ilustrim
Një person raportohet se u ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese viktimave.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 21.08.2026, në Vushtrri.
Tutje thuhet se palët janë sjellë në stacion policor, ku pas inicimit të rastit viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës.
“Vushtrri / 21.08.2026 – 18:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar u ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese viktimave kosovare. Palët janë sjellë në stacion policor, ku pas inicimit të rastit viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës”, thuhet në raport.
Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
55 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































