Adelina Ismaili dhe Gimbo konfirmojnë bashkëpunimin e tyre të parë

Pas raportimeve të bëra javë më parë në Prive By Liberta Spahiu, tashmë është konfirmuar bashkëpunimi i parë muzikor mes këngëtares Adelina Ismaili dhe DJ Gimbo.
Dy artistët kanë publikuar fotografitë e para së bashku, duke i dhënë fund çdo dileme rreth projektit të përbashkët.
Përmes postimit të tij, Gimbo ka zbuluar edhe titullin e këngës, e cila pritet të mbajë emrin “Janane”.
“Janane, po vjen”, ka shkruar ai krahas fotografive, duke paralajmëruar kështu ardhjen e projektit të ri muzikor.
Në fotografitë e publikuara, Adelina shfaqet me një stil të kuruar, ku elementet tradicionale ndërthuren me detaje moderne, ndërsa në krah të saj pozon Gimbo.
Bashkëpunimi mes dy artistëve kishte ngjallur kureshtje që nga momenti kur u raportua për herë të parë.
Tashmë, vëmendja është përqendruar te “Janane” dhe te ajo që Adelina Ismaili dhe Gimbo kanë përgatitur për publikun. /Telegrafi/















































