Ana Ejupi dhe Kevin Edmond, çifti që e nisi romancën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 3”, kanë ndarë me ndjekësit një tjetër lajm të ëmbël.

Dyshja ka zbuluar gjininë e foshnjës së tyre, duke bërë të ditur se së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.


Lajmin e kanë ndarë përmes një postimi të përbashkët në rrjetet sociale, ku kanë publikuar një video emotive nga pushimet e tyre në jug të vendit. Pikërisht gjatë këtyre ditëve të relaksit, Ana dhe Kevin kanë zgjedhur të zbulojnë gjininë e bebës së tyre.

Krahas videos, çifti ka shkruar shkurtimisht: “Çfarë bekimi”, duke shprehur kështu emocionet për kapitullin e ri që po i pret.

Postimi është pritur me shumë dashuri nga ndjekësit, të cilët kanë vërshuar me urime dhe komente për çiftin.

Ky moment i veçantë vjen vetëm disa javë pasi Ana dhe Kevin konfirmuan publikisht se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Tashmë, pas zbulimit se do të bëhen prindër të një vajze, historia e dashurisë së çiftit që nisi në reality-show po merr një tjetër dimension, duke u kurorëzuar me një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës së tyre.