Harry dhe Meghan Markle kanë mbërritur nga Los Angelesi në Birmingham të Mbretërisë së Bashkuar me avion privat, për një udhëtim luksoz që, sipas mediave amerikane, u ka kushtuar më shumë se 100 mijë euro.

Sipas raportimeve, çifti ka marrë me qira një avion të kompanisë Planet 9, ndërsa kostoja e fluturimit vlerësohet në rreth 10 mijë euro në orë, për një udhëtim që zgjati afërsisht 10 orë.


Avioni ishte një Bombardier Global Express XRS, i rinovuar në vitin 2023, me dy banjo, hapësirë për deri në 13 pasagjerë dhe disa krevate.

Princi Harry dhe Meghan Markle

Harry dhe Meghan thuhet se zgjodhën fluturimin privat edhe për të udhëtuar së bashku me qentë e tyre, labradorin e zi Pula dhe beagle-n Mia.

Ndërkohë, sipas raportimeve, fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, pritet ta vazhdojnë shkollimin në Angli.

Kthimi i tyre në Mbretërinë e Bashkuar vjen gjashtë vite pas largimit dhe zhvendosjes në Kaliforni.

Sipas burimeve, Pallati Mbretëror ishte informuar për vendimin e tyre, teksa thuhet se edhe Mbreti Charles III kishte marrë dijeni për rikthimin disa ditë para se lajmi të bëhej publik.

Çifti pritet të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar për një periudhë më të gjatë, por pa statusin e anëtarëve aktivë të familjes mbretërore.

Ata gjithashtu do të vazhdojnë të kenë shtëpinë e tyre në Montecito dhe aktivitetet profesionale në SHBA. /Telegrafi/