LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha dhe Dua Lipa hedhin valle në hotel pas gala mbrëmjes në “MTV EMA”

Bebe Rexha dhe Dua Lipa hedhin valle në hotel pas gala mbrëmjes në “MTV EMA”

Mbrëmë ka qenë një mbrëmje fantastike për shqiptaret në gala ndejën e “MTV EMA”.

Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë qenë të pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore të kësaj ngjarje botërore, e cila u mbajt në qytetin spanjoll të Bilbaos.

Dua Lipa merr lëvdata për fustanin në mbrëmje gala të "MTV EMA"
Lexo po ashtu Dua Lipa merr lëvdata për fustanin në mbrëmje gala të "MTV EMA"

Gjersa Dua ka fituar çmimin e parë në kategorinë e këngës më të mirë Pop, Rexha nuk ka arritur të fitojë pas nominimit për këngën më të mirë.


Por, kjo nuk i ka penguar dyshen që të festojnë gjer në orët e para të mëngjesit në shoqëri të njëri-tjetrit.

Ishte Bebe që publikoi një video në llogarinë personale në Instagram teksa dyshja shqiptare hedhin valle në ndejë private.

Bebe Rexha kritikohet për veshjen në qilimin e kuq të "MTV EMA"
Lexo po ashtu Bebe Rexha kritikohet për veshjen në qilimin e kuq të "MTV EMA"

“Pjesa më e mirë e natës së kaluar ku po bëja miq të rinj dhe hedhja e valles në dhomën time të hotelit”, ka shkruar 27-vjeçarja.

Ndryshe, Bebe dhe Dua janë duke punuar ndaras në sjelljen e projekteve të reja muzikore. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Bpy0oohnivf/